“Rrezik për të dhënat”/ Australia ndalon përdorimin e DeepSeek në administratën shtetërore

1 Min Read

Qeveria e Australisë ka ndaluar përdorimin e startupit kinez të inteligjencës artificiale ‘Deep Seek’ në administratën shtetërore të vendit, pasi sipas saj paraqet rrezik për të dhënat.

Sekretari i Departamentit për Çështjet e Brendshme, ka lëshuar një urdhër të prerë se të gjitha institucionet qeveritare nuk duhet të përdorin aplikacionin ‘Deep Seek’ dhe duhet të ndërpresin shërbimin e internetit që e marrin nga ai.

Ministri i Punëve të Brendshme shtoi gjithashtu se ‘DeepSeek’ ishte një rrezik për teknologjinë që qeveria përdor dhe se ndalimi i menjëhershëm i tij ka si synim, mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe interesat kombëtare të Australisë. /CNN.

Share This Article
Leave a Comment