Korçë, plagoset me thikë 40vjeçari

0 Min Read

Një person është plagosur me thikë mbrëmje e së martës në qytetin e Korçës.

Policia njoftoi se rreth orës 20:15, shtetasi Ergyst Shtylla, 40 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Share This Article
Leave a Comment