“Fjalori i madh i gjuhës shqipe” nisi në kuadër të reformimit të ASH, 108 aktivitete në 2024 në fushën e albanologjisë

6 Min Read

Nga Julia Vrapi

Puna kërkimore shkencore dhe projektet ishin pjesë e analizës së veprimtarisë së Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike pranë Akademisë së Shkencave.  Kryetari i SSHSHAsë, akad. Gëzim Hoxha paraqiti raportin vjetor të punës kërkimore shkencore të këtij seksioni, ku sipas tij është punuar me prioritet në realizimin e dy projekteve madhore për “Historinë e Shqiptarëve”dhe “Fjalorin e gjuhës shqipe”. Në këtë takim që mblodhi studiues e akademikë, u vu në dukje se projekti i veprës “Fjalori i madh i gjuhës shqipe” nisi në kuadër të reformimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, së bashku me dy projektet e tjera madhore “Enciklopedia shqiptare” dhe “Historia e shqiptarëve”.

“Për hartimin e veprës “Fjalori i madh i gjuhës shqipe” u ngrit një grup i përbërë nga 55 bashkautorë e 25 hartues, të drejtuar nga një redaksi prej 10 leksikografësh në drejtimin e akademik Jani Thomait e akademik Valter Memishës. Në ndihmë të kësaj redaksie u krijua një qendër e posaçme, ajo e botimeve enciklopedike dhe albanologjike (QBEA). Njëkohësisht ka vazhduar puna konkrete dhe voluminoze nga redaksitë e fushave dhe redaksitë vendore dhe ajo qendrore për hartimin përfundimtar të fjalësve për projektin e tretë madhor të “Enciklopedisë shqiptare””, thuhet nga ASH. Takimi këto ditë u zhvillua në praninë e kryetarit të Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi; kryetarit të Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, akad. Gëzim Hoxha; sekretares së ASHSHsë, akad. Anila Hodo dhe anëtarëve të tjerë të Kryesisë e drejtuesve të instituteve dhe qendrave kërkimore të ASHsë. Sipas ASH, në këtë mbledhje akad. Hoxha u shpreh më tej për integrimin e punës së instituteve (njësive) të albanologjisë, që e vlerësoi si një pasurim eksponencial të punës vjetore të akademisë.

Veprimtari gjatë vitit të kaluar

Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike pranë ASHsë gjatë vitit 2024 ka kryer 108 aktivitete, 37 ndërkombëtare dhe 71 kombëtare, me 32 organizues, me 45 institucione pjesëmarrëse dhe me 615 referues. Në këtë takim sipas ASHsë, akad. Hoxha e vuri theksin tek aktivitetet dhe projektet më kulmore të realizuara nga Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, duke veçuar së pari ato që janë bërë për gjuhën shqipe: konferenca “Shqipja midis gjuhëve indoeuropiane, origjina dhe lashtësia e saj” (45 nëntor 2024). ASH shprehet se ky aktivitet u realizua si bashkëpunim i Akademisë së Shkencave me Institutin e Gjuhësisë Krahasuese dhe Indoeuropiane, si dhe të Albanologjisë, pranë Universitetit “Ludwig Maximilian” të Mynihut, me pjesëmarrjen edhe të mjaft studiuesve nga institucione shumë të njohura të vendeve evropiane, ku referuan mbi 25 studiues e personalitete të rëndësishme të shkencës nga vendi dhe bota. ““Kuvendi i Gjuhës shqipe” dhe prezantimi i Fjalorit të madh më 2122 nëntor 2024, janë gjithashtu dy ngjarje të rëndësishme. Akad. Hoxha theksoi se projekti i “Fjalorit të madh të shqipes” nuk plotëson vetëm arritjet dhe përgjegjësinë e marrë nga Akademia e Shkencave e gjuhëtarët, nën drejtimin e akad. Jani Thomait e akad. Valter Memishës, por, përvoja e fituar, baza e të dhënave e krijuar mundëson mbarëvajtjen e tij të vazhdueshme e pasurimin e tij sipas zhvillimit të gjuhës sonë, dhe mbi të gjitha vijimin e punës për krijimin e thesarit të shqipes; këtë rol ka qendra e re e leksikografisë e themeluar me vendim të Këshillit të Ministrave e të Asamblesë”, thuhet nga akademia.

Projekte për historinë, si: “80vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë (25 nëntor 2024); konferenca për Revolucionin e Qershorit në jubileun e 100vjetorit (24 qershor 2025); konferenca për Luftën e Parë Botërore (8 korrik 2024) dhe të tjera ishin pjesë e analizës së punës së bërë. Po ashtu kryetari i SSHSHAsë vijoi dhe me veprimtaritë që janë bërë për letërsinë, si: konferenca “Bajronizmi në Shqipëri” (30 maj 2024); konferenca “Naum Prifti mjeshtër i prozës së shkurtër” (12 mars 2024); veprimtaria përkujtimore për prof. Jup Kastratin (13 dhjetor 2024). Në fushën e arkeologjisë kryetari i Seksionit akad. Hoxha vuri në duke disa veprimtari të rëndësishme, si: konferenca “Viti arkeologjik 2023”. Në analizën e punës vjetore të SSHSHAsë u soll në vëmendje dhe puna e bërë nga Instituti i Antropologjisë apo dhe botimet shkencore. Pas raportit të analizës vjetore u bënë diskutime për projektet e këtij viti dhe u diskutua dhe për nevojën e përmirësimit dhe ngritjes së cilësisë së aktivitetit shkencor.

The post “Fjalori i madh i gjuhës shqipe” nisi në kuadër të reformimit të ASH, 108 aktivitete në 2024 në fushën e albanologjisë appeared first on | Lajme.

Share This Article
Leave a Comment