Ervin Salianji kërkon pafajsinë, ja kur do të mbahet seanca në Gjykatën e Lartë

1 Min Read

Në shkresën e rekursit, Salianji thotë se kundërshton vendimin e datës 18 dhjetor 2019 të Gjykatës Penale, por edhe vendimin e datës 26 shtator të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Rekursi i tij është regjistruar në shkallën e tretë të gjyqësorit, teksa relatori i çështjes Sokol Binaj ka caktuar datën 11 mars për zhvillimin e seancës.

Procesi kundër Salianjit është denoncuar nga opozita, duke u cilësuar si politik dhe hakmarrje e Ramës dhe Xhafajt ndaj deputetit demokrat.

Share This Article
Leave a Comment