EMRI/ Në kërkim nga Gjermania, arrestohet një izraelito-kanadez në Tiranë |

1 Min Read

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermani është arrestuar në Tiranë, i cili akuzohet për mashtrim në mënyrë të përsëritur.

Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 25” është vënë në pranga 42-vjeçari Roy Garin me kombësi izraelite dhe me shtetësi kanadeze.

Ai është kapur në zonën e “Komunës së Parisit” pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania) dhe Zyrës Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA), nëpërmjet rrjetit ENFAST.

“Gjykata e Bambergut, Gjermani ka lëshuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, për mashtrim, të kryer në mënyrë të përsëritur, veprimtari kriminale për të cilën Kodi Penal i Gjermanisë parashikon dënim deri në 15 vjet burgim.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit në Gjermani.

Share This Article
Leave a Comment