EMRI/ Arratiset një i dënuar nga burgu i Shënkollit |

1 Min Read

Një i burgosur është arratisur gjatë natës së kaluar nga burgu i Shënkollit në Lezhë.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Daut Laze, i dënuar për dhunë në familje.

Rrethanat e arratisjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij dhe ka hapur hetime për zbardhjen e rastit.

Autoritetet po verifikojnë edhe mundësinë e ndihmës së mundshme nga persona të tjerë.

Share This Article
Leave a Comment