Celularë në mikrovalë dhe kuti antipërgjim, Karamuço tregon metodat që po përdorin zyrtarët për t’i shpëtuar SPAKut

1 Min Read

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka treguar se si SPAK ka terrorizuar zyrtarët e lartë. Duke qenë se po përdoret masivisht përgjimi dhe po sekuestrohen celularët, Karamuço tha se tani një pjesë shumë e madhe zyrtarësh po përdorin metoda speciale me shpresën që të mos bien në përgjime.

“Së pari kanë filluar po ndërrojnë shumë celularët. Nuk rrinë gjatë me një aparat. Disa kanë filluar të blejnë ca kuti nga Kina, pasi mendohet se po e fute celularin aty nuk përgjohet. Disa i fusin në mikrovalë, pasi për shkak të mënyrës si ajo është ndërtuar po ashtu mendojnë se nuk përgjohen. Kur duan të bëjnë biseda në makinë, shkojnë e futen në parkingje nëntokësore, përshembull poshtë qendrave tregtare”, tha ai.

Share This Article
Leave a Comment