Klejvis Metalla: Unë po të them, e ka dash kjo, e ka mbajt me dhunë e ka mbajt mçeftas. Tani, unë kam ardhur këtu, meqë kjo thotë, është i imi. Unë du me i gjet zgjidhje kësaj pune. Unë fëmijë nuk du, po të kisha dash, e kisha bo…
Babai i vajzës: A do gjesh ti derman nga Zoti, që do të vrasësh fëmijën tënd?!
Klejvis Metalla: Është problemi im. Unë kurrë mos gjetsha derman! Unë fëmijë nuk du…
Denoncuesja: Aty dola nga tualeti, hodha kokrrat. Dola vrap, aty gjeta një taksi dhe ika për në Tiranë.
Gazetari: Në mënyrë ilegale do e bënte?
Denoncuesja: Po, po!
Gazetarja: Emrin si e kishte klinika?
Denoncuesja: Ishte klinikë private, vetëm emrin e doktoreshës di që e kishte Kozeta.
Gazetari: Çfarë moshë kishte?
Denoncuesja: Ishte e vjetër. Ika në Tiranë, atë natë kam ndenjur në hotel.
Gazetari: Po të mori në telefon?
Denoncuesja: Po më merrte në telefon, më shante. Më thoshte që do të të kthej, ti nuk do të shkosh dot në shtëpi. Unë po vij tek shtëpia jote. Të nesërmen në mëngjes jam nisur për në Bulqizë përsëri.
Ditën e dhunës, më 27 Janar në orën 15:30, vajza e re bashkë me të vëllain 5 vjeç u gënjye dhe hipi në makinë me Klejvisin pasi ky i fundit i kishte marrë pasaportën. Jashtë qytetit në vendin e quajtur “Gurët e Skënderbeut”, Klejvisi ka ndaluar makinën dhe ka zbritur vajzën, duke e goditur me shkelma në bark dhe në trup. Më pas i ka marrë celularin dhe është larguar në drejtim të Peshkopisë.
“Aty dola në rrugë, po e mbaja barkun me dorë, me një dorë po mbaja vëllain. Jam ulur në gjunjë dhe kam nxjerrë xhupin e vëllait sipër për të kërkuar ndihmë. Ndaloi një djalë, më pyeti, i thashë “jam shumë keq, dua të iki në komisariat”. U futa në makinë dhe i thashë a do ma çosh vëllain deri tek shtëpia, unë po ndalem tek komisariati, sepse nuk dua ta marr vëllain e vogël me vete. U ndala tek komisariati”, shton më tej.
Vajza mbërriti në polici gjithë fraktura dhe gjak, por nuk iu mor denoncimi pasi polici Dashnor Disha tha se duhet të bëhej në Tiranë, ku banonte i riu.
“Stop” i shkoi policit Dashnor Disha duke e pyetur se pse më 27 Janar nuk ia ka marrë denoncimin vajzës.
“Denoncimi asaj i është marrë nga oficeri në Peshkopi. Ka ardhur zonja këtu ka thënë kam bërë debat me bashkëjetuesin dhe dua të bëj një kallëzim. Por tha ai banon në Tiranë, s’dua me e bërë kallëzimin këtu, por në Tiranë. I thashë bëje këtu edhe kaq ishte, iku”, u përgjigj polici.
Sipas mjekut gjinekolog që ka ndjekur rastin, shkaku i abortit ka ardhur si pasojë e dhunës barbare, ndaj mjekët abortuan fëmijën për të shpëtuar të renë.
Vajza: Dua arsyen e vdekjes së fëmijës!
Gjinekologu: Këtë gjë ta jep Mjekësia Ligjore…
Vajza: Po po, por ti do e shkruash arsyen, se pse vdiq. Ti e di më mirë. Aborti pse u bë?
Gjinekologu: Aborti, nga dhuna…
Vajza: Nga dhuna.
Gjinekologu: Po nga trauma, që ke kaluar, ajo ka shkaktuar hematomën, ka filluar hemorragjia…
Vajza: S’po e kuptoj…
Gjinekologu: Nga trauma, që të është shkaktuar ty.
Vajza: Nga dhuna, që më është bërë?
Gjinekologu: Po pra, trauma quhet në gjuhën mjekësore.
Skandali thellohet kur mësohet se Prokuroria e Dibrës ka regjistruar vetëm procedimin penal për dhunë në familje, pa përmendur shkakun e humbjes së jetës së fëmijës 5 muajsh në barkun e vajzës së re.
Vajza: Klejvisi po hetohet për pjesën e vrasjes, apo po hetohet për pjesën e dhunës në familje?
Sekretaria, prokurori: Për pjesën e dhunës në familje.
Vajza: Po për pjesën e vrasjes?
Sekretaria, prokurori: Vrasjes së kujt?
Vajza: Bebit…
Sekretaria, prokurori: Abortit, d.m.th, ne po shqyrtojmë çështjen e dhunës në familje.
Vajza: Po pjesën e vdekjes së bebit, kush e shqyrton? Çfarë po bëhet me atë pjesë?
Sekretaria, prokurori: E ke marrë ti raportin? I more të gjithë dokumentet?
Sekretaria, prokurori: Duhet të mbledhësh aktet njëherë…!
Vajza: Po aktet janë të gjitha…?
Sekretaria, prokurori: Mblidhi aktet tek spitali edhe…datën, kur kemi gjyqin, në datën 5 Shkurt 2025?
Vajza: Po, në datë 5.
Sekretaria, prokurori: Në datë 5 paraqiti përpara gjykatës..!
Gazetari: Jam gazetari i “Stop”, po ndjek rastin e Bulqizës, të Nazmies bashkëjetueses tënde.
Klejvis Metalla: Po, çfarë rasti?
Klejvis Metalla: Po ik o shoku, ç’i ke këto muhabete?! Shif mos ke ngatërruar numër! Mos merr më për këto! Çfarë janë këto muhabete…?!
Gazetari: Nuk je Klejvis Metalla ti?
Klejvis Metalla: Po jo, mo vëlla! Ç’lidhje ka, kush jam unë?! Po lëri këto budalliqe! Ç’janë këto fjalë, që po thu…?!
Gazetari: E kam Nazmien këtu, mund t’i flasësh.
Nazmia: Ti je Klevi pse thua jo.
Klejvis Metalla: Po ça Klejvi jam unë, e ça ka, e ça të ka gjet ty?
Nazmia: Ti i ke bërë të gjitha.
Klejvis Metalla: Ça ke bo ti tani?
Nazmia: Mos harro se do kapesh.
Klejvis Metalla: A ke qenë shtatzënë me mu? Ore, a ke qenë shtatzënë me mu?
Nazmia: Po!
Klejvis Metalla: Edhe ke humb fëmijën tim?
Nazmia: Po ti më rrahe.
Klejvis Metalla: Të rrafa unëëë…, o ça je tu thon, oj ti budalle… Nuk e di, çfarë flet, as nuk e di, se çfarë bën. Tani unë e pres atë fëmijë me të, ajo më thotë mu, më ke humb fëmijën… O vëlla, pale, ça ka bërë ajo, se ajo është femër kështu,, rrugësh. Bojini analizat, jo do e faktojmë, po n.q.s dalin të vërtetat, ke për ta parë, sesi do të shkojë puna ty, se je tu bo gjithë këtë mashtrim. Më ke shkruar edhe disa mesazhe, që s’i kuptoj fare. Po se ti je tu bo mashtrim, pi drogë kushedi, kush ia ka dhënë andej…
Gazetari: Kush e ka dhunuar?
Klejvis Metalla: Ore s’di gjë vëlla! Unë e kam takuar atë ditë, unë kam ik. Unë kam ik në punën time, se kam qenë me orar, për të kaluar doganën. Kam pas punët e mia, kam dalë jashtë.
Gazetari: Namzia ka qenë me vëllain kur i ke marrë ti?
Klejvis Metalla: Po ka qenë me vëllain e vogël dhe i kam lënë aty. (Vendi i njohur si gurët e Skënderbeut) Më tha më lër aty! Ok, i thashë, se dhe unë kam punë, po iki…
/tvklan.al