Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, mbërrin sot në Shtëpinë e Bardhë si i ftuari i parë i presidentit amerikan, Donald Trump, që nga inaugurimi i tij më 20 janar.
Vizita zhvillohet në një kohë kritike të armëpushimit në Gazë dhe mes polemikave të vazhdueshme rreth idesë së Trumpit për largimin e popullsisë palestineze nga ky rrip.
Spekulime për rrjedhën e takimit ka gjithandej. Disa analistë thonë se Trump do të përpiqet ta bindë Netanyahun që ta çojë procesin e paqes përpara dhe ta shmangë kthimin në luftë.
“… pra, përpjekje për t’i dhënë fund situatës sa më shpejt që të jetë e mundur”, thotë Melamed.
Takimi zhvillohet vetëm disa ditë pasi Trump bëri thirrje që palestinezët nga Gaza, të zhvendosen në Egjipt dhe Jordani.
Plani “për ta pastruar” rripin, siç tha ai, do të nënkuptonte që “ata të jetonin, ndoshta, në paqe”.
Ky sugjerim u mirëprit nga disa politikanë të linjës së ashpër në kabinetin e Netanyahut, por hasi në indinjatë në mesin e vendeve arabe.
Disa milionë palestinezë tashmë jetojnë në Jordani dhe dhjetëra mijëra të tjerë në Egjipt.
“Ne bëjmë shumë për ta dhe ata do ta bëjnë këtë”, tha ai më 30 janar.
Melamed thotë se disa zëra në mediat sociale arabe, janë duke i sfiduar qëndrimet zyrtare.
“Njerëzit thonë: Palestinezët në Gazë nuk kanë ku të kthehen. Nuk kanë shtëpi, nuk kanë shërbime”, thotë ai, duke shtuar se argument i tyre është: “Unë dua të kem një të ardhme për veten dhe fëmijët e mi. Dua të kem shtëpi dhe jo tendë”.
Melamed, megjithatë, pranon se pikëpamjet si kjo, nuk përbëjnë trend.
Doyle, në anën tjetër, thotë se komentet e Trumpit mund të jenë “një taktikë e hapur negociuese, duke e ditur shumë mirë se ata nuk do t’i marrin 1.5 milion refugjatë”.
Vëzhgues të tjerë izraelitë janë, gjithashtu, skeptikë për idenë e Trumpit.
Sipas tij, kjo mund ta nxisë Hamasin që të mos i lirojë pengjet izraelite.
I dërguari i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, udhëtoi në Izrael, nëpërmjet Riadit, javën e kaluar.
Marrëveshja do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, pas Marrëveshjes së Abrahamit, e cila vendosi marrëdhënie diplomatike mes Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit, gjatë administratës së parë të Trumpit.
Por, vdekjet dhe shkatërrimet që i ka shkaktuar Izraeli në Gazë, pas sulmeve të Hamasit në Izrael, më 7 tetor, 2023, thuhet se e kanë bërë këtë marrëveshje politikisht të vështirë për Arabinë Saudite.
Për më tepër, Riadi e ka lidhur zyrtarizimin e lidhjeve me Izraelin me një zgjidhje me dy shtete, përkatësisht me krijimin e shtetit palestinez në Gazë dhe në Bregun Perëndimor.
Në fundjavë, Arabia Saudite nënshkroi një deklaratë të përbashkët me Egjiptin, Jordaninë, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Autoritetin Palestinez dhe Ligën Arabe, duke e dënuar idenë e transferimit të popullsisë./REL