Pavarësisht denoncimit të Partisë Demokratike apo raportit të KLSH-së, Ministria e Arsimit nuk ka bërë asnjë lëvizje për të larguar nga detyra sekretarit e përgjithshëm të këtij dikasteri, Erzen Tolën që sipas selisë blu, Ogerta Manastirliu i ka deleguar kompetencat dhe “i ‘mban peng’ vartësit e kapur në shkelje për ti përdorur më pas si ‘mish për top’ në zbatimin e urdhrave antiligjorë e duke përjashtuar veten nga firma”.
Një nga bëmat që PD dhe media kanë denoncuar për Tolën lidhet me skandalin e për universitetin “Epitech Albania”, pasi ky institucion sipas emisionit STOP në mras 2021 nuk i ka pajisur studentët me numër matrikullimi dhe rezultonte i paakredituar.
Për problemin e Universitetit “Epitech Albania” asokohe STOP kontaktoi me ish-juristin, që është marrë me procedurat, Tola, që tani ka pozicionin e sekretarit të përgjithshëm. Tola tha atëherë se “MAS nuk ka mekanizma kontrolli, pasi në këtë rast kemi të bëjmë me një marrëdhënie kontraktuale midis studentit dhe Epitech” tha Erzen Tola. Absurde. Po ministria çfarë bën këtu?
Por edhe për këtë asokohe ai ia hodhi pa përgjegjësi. Historitë dhe denoncimet vazhduan dhe në ditët në vijim nuk do të ndalemi duke treguar gjithçka për këtë zyrtar që pavarësisht thirrjes së KLSH vijon që të jetë në detyrë.