Dy vëllezërit u gjetën pa jetë në banesë, flet kryeplaku: Ishin në mes të koridorit….

2 Min Read

Kryeplaku i fshatit Çorrush në Mallakëstër, Ismet Zenelaj, tregon se si e mori vesh ngjarjen për dy vëllezërit e moshuar, të cilët u gjetën të pajetë në banesën e tyre të rikonstruktuar rreth tre vite më parë nga bashkia Mallakastër.

“Më lajmëroi kryeplaku i lagjes Barjam Allkaj, se një prej gjitonëve të të moshuarve e ka njoftuar se prej një jave nuk i kanë parë të dy vëllezërit, ndaj erdha menjëherë për të parë nga afër situatën. Dera ishte e mbyllur dhe mora një shkallë ku munda të shoh nga dritarja.

Njëri prej tyre kishte rënë në mes të korridorit, ndërsa tjetri paksa i zhveshur, por nuk arrita t’i dalloj mirë. Era e trupave ndihet edhe jashtë banesës ka thënë Zeneli, gjë që tregon se mund të kenë ndërruar jetë prej disa ditësh. Të dy vëllezërit jetonin të vetëm me pensionet e pleqërisë”, tha ai.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mallakastër, ku dy të moshuar janë gjetur të vdekur në banesë.

U raportua se bëhet fjalët për dy vëllezërit Sabri dhe Novrus Velaj, të cilët janë të moshës 85 dhe 90vjeç.

 

The post Dy vëllezërit u gjetën pa jetë në banesë, flet kryeplaku: Ishin në mes të koridorit…. appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment