Dëmtimi ndal Rudiger, mbrojtësi i Realit humbet sfidat ndaj Manchester City-t |

1 Min Read

Si të mos mjaftonte humbja 1-0 kundër Espanyol, Real Madrid humbi edhe mbrojtësin Antonio Rudiger për shkak të një dëmtimi. Ishte minuta e 14-të e ndeshjes kur gjermani ndjeu shqetësime në gju dhe iu desh të dilte nga fusha.

Tifozët e klubit “Galaktik” treguan frikë se mund të mos e kishin Rudiger në ndeshjet më të rëndësishme që e presin Real Madridin në dy javët e ardhshme dhe për fat të keq nuk gabuan.

Real Madridi konfirmoi mëngjesin e së dielës se lëndimi i Rudiger është më i rëndë dhe se ai do të mungojë për 20 ditë.

Kjo do të thotë se ai patjetër do të humbasë derbin kundër Atletico Madridit dhe më e keqja për Realin është se nuk do të jetë në skuadër për dy ndeshjet kundër Manchester City në Champions League.

Share This Article
Leave a Comment