Ka përfunduar evidentimi i objekteve të prekura nga përmbytjet e fundit në Durrës dhe janë identifikuar 476 banesa të dëmtuara.
Kryebashkiakja Emiriana Sako deklaron se pronarët e banesave të dëmtuara do të dëmshpërblehen, pasi të bëhet edhe procesi i vlerësimit të dëmtimeve në to.
Mbetet për tu parë nëse fjala do të mbahet apo si gjithnjë do harrohet dhe mbulohet me propagandë.