476 banesa të prekura nga përmbytjet në Durrës |

1 Min Read

Ka përfunduar evidentimi i objekteve të prekura nga përmbytjet e fundit në Durrës dhe janë identifikuar 476 banesa të dëmtuara.

Objektet e prekura janë kryesisht në zonën e ish-Kënetës, Plazhit, Shkozetit, Sukthit dhe Katundit të Ri, si zonat më të goditura nga reshjet e fund janarit të këtij viti.

Kryebashkiakja Emiriana Sako deklaron se pronarët e banesave të dëmtuara do të dëmshpërblehen, pasi të bëhet edhe procesi i vlerësimit të dëmtimeve në to. Mbetet për tu parë nëse fjala do të mbahet apo si gjithnjë do harrohet dhe mbulohet me propagandë.

Share This Article
Leave a Comment