VIDEO/ Denoncimi i PD: Kryebashkiaku i Kuçovës blen votat e emigrantëve për llogari të PS, filmohet në Greqi me makinë

2 Min Read

TIRANË – Anëtar i Kryesisë së Partisë demokratike, Eno Bozdo ka publikuar ditën e sotme denoncimin e një qytetari, i cili thotë se kryebashkiaku i Kuçovës ka shkuar në Greqi me mision për të blerë votat për llogari të PS.

Sipas mesazhit të qytetarit Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, ka shkuar në Greqi dhe u ka ofruar para emigrantëve shqiptarë në këmbim të votës në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 11 Maj. 

Pamjet

Denoncimi i qytetarit:

Kreshnik Hajdari, kryetari i Bashkisë Kuçovë, në mision për të blerë votat në Greqi, për llogari të Partisë Socialiste! 

Një ofendim shume i madh për qindra e mijëra bashkatdhetarët tanë, të cilët me djersë dhe mund kanë ndërtuar jetën e tyre në Greqi duke mbështetur, mes qindra sakrificash, familjet e tyre në Shqipëri. Kreshik Hajdari është pjesë e bandës rilindase që vjedh për të blerë zgjedhjet, dhe vjedh zgjedhjet për të vjedhur më pas paratë.

Në mungesë të çdo lloj argumenti politik për të votuar PS, atij dhe Kreshnikëve të tjerë rilindas nuk i ka ngelur veçse të ofrojnë para tek njerëzit që Rilindja i përzuri nga Shqipëria.

‘Ju përzumë, tani do t’ju blejmë, sepse për ne nuk jeni veçse dele’! Ky është mesazhi i rilindjes që po përbuzet haptazi nga të gjithë qytetarët e qarkut Berat dhe nga të gjithë shqiptarët! Në 11 maj, me votë do të marrin atë që meritojnë, dhe Shqipëria do të njohë transformimin rrënjësor që e pret me padurim!

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F100083960594964%2Fvideos%2F1160647225686688%2F&show_text=true&width=269&t=0

Share This Article
Leave a Comment