Çfarë po ndodh në Greqi?! Tërmetet nuk kanë të ndalur

1 Min Read

Vazhdon aktiviteti intensiv sizmik në Santorini, pasi tre tërmete mbi 3 të shkallës Rihter kanë ndodhur brenda gjashtë minutave, shkruajnë mediat greke.

Santorini, Ios dhe Amorgos janë tashmë “nën mikroskopin” e autoriteteve kompetente shëndetësore, për shkak të shqetësimeve të shtuara nga tërmetet e njëpasnjëshme që kanë goditur vendin.
Mjekët me ambulanca dhe pajisje, janë angazhuar në kuadër të gatishmërisë së vazhdueshme operacionale dhe përforcimit parandalues ​​të mekanizmave të reagimit të menjëhershëm.

Ekipet e shpëtimit gjithashtu do të jenë prezent nga nesër dhe për aq kohë sa të jetë e nevojshme në Ios dhe Amorgos, për të forcuar strukturat ekzistuese shëndetësore.

Ndërkohë qytetarët këshillohen të mos banojnë në ndërtesa të vjetra, në rast lëkundjesh të forta, të mos i afrohen bregdetit, dhe t’u binden rregullave të autoriteteve.

 

Share This Article
Leave a Comment