Vrau të birin me thikë, 74vjeçari: Nuk doja ta vrisja! Me djalin kisha konflikte se…

1 Min Read

Zbardhet dëshmia e autorit 74vjeçar Hekuran Gjoni, i cili qëlloi për vdekje djalin e tij, 37 vjeç. I moshuari ka treguar për hetuesit se nuk donte që ta vriste djalin, por situata doli jashtë kontrollit. Ai ka pohuar se me të birin kishte shpesh konflikte për shkak se sipas tij e shante dhe e bullizonte.

Gjendja e tij është shumë e rënduar, dhe për këtë arsye pritet të pyetet sërish. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:50 në zonën e Kodrës së Priftit në Tiranë, në rrugën Ilia Shyti.

Hekurani, 74vjeçar vrau me thikë djalin e tij 37 vjeçar, Asimin mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ndodhi te zona e ‘Kodrës së Priftit’ në periferi dhe dyshohet se djali e tallte të atin, derisa më pas ky i fundit mori thikën dhe qëlloi të birin.

Djali ndërroi jetë në spital duke mos i rezistuar plagëve të marra.

The post Vrau të birin me thikë, 74vjeçari: Nuk doja ta vrisja! Me djalin kisha konflikte se… appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment