Postoi video duke kërcënuar dhe fyer gazetaren, shpallet në kërkim 34-vjeçari

1 Min Read

Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi ka kërcënuar dhe fyer një gazetare.

Sipas Policisë, i riu ka postuar video në rrjetet sociale duke kërcënuar dhe fyer një gazetare.

Specialistët e Seksionit Për Hetimin e Krimit Kibernetik shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit N. K., 34 vjeç, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale, ka postuar video live duke kërcënuar dhe fyer një gazetare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a Comment