Partizani lëshon sërish terren, mbyllet pa gola sfida në Laç

1 Min Read

Pas barazimit me Dinamon, Partizani është ndalur sërish këtë herë përballë Laçit në transfertë (0-0).

Sfida filloi “zjarr” për  kurbinasit, që lëshuan sinjalet e para që në fillim. Melo nuk realizoi dot nga një pozicion i favorshëm (6’), me portierin Qirko që u shndërrua në hero me një pritje fantastike.

Pas çerek ore lojë, vendasin shfaqen sërish rrezikshëm. Biba tentoi nga larg, duke iu afruar eurogolit, por sërish Qirko i tha jo.

Të kuqtë zgjohen dhe provojnë të dalin në lojën e tyre. Partizani reklamon penallti në fundin e fraksionit të parë (45’) pasi Bintsouka pengohet në zonë, por nuk mendoi kështu kryesori.

Në minutën e 55-të, një top i gjatë i Taipit për Bintsukën, por ky i fundit gjuan lehtë, duke dorëzuar topin te portieri kundërshtar.

Me kalimin e minutave ritmi ra, me skuadrat që ndjenë lodhjen (79’). Në të 83-tën provon Mehmeti, por nuk koordinohet si duhet.

Me këtë rezultat, Partizani renditet në vendin e 3-të me 39 pikë dhe në ndeshjen e radhës do të përballet me Tiranën. Në krahun tjetër, Laçi i vendit të gjashtë ka 24 pikë dhe do përballet me Skënderbeun.

Share This Article
Leave a Comment