“Nuk është koha për të lozur me vendin”/ Rama sulmon Opozitën: Parti e vjetër që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj

2 Min Read

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën ditën e sotme gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar Rinor të PS-së. Gjatë fjalës së tij, Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos votojnë opozitën dhe partitë e tjera. Sipas tij, vota e hedhur për Opozitën, është votë e hedhur në dëm të vendit. 

“Jo si një ëndërr që nuk realizohet kurrë, nuk e afroi koha, por vizioni, skuadra dhe përpjekja jonë e jashtëzakonshme e gjithë këtyre viteve. Që kur ne morën detyrën i dhamë kohës shqiptare një kuptim të ri në të gjitha drejtimet, duke filluar nga drejtimi i kurrizit përballë të huajve dhe nga vënia në vend e dinjitetit të Shqipërisë në sytë e botës. Ja ku është sot Shqipëria falë gjithçkaje që kemi bërë në një dekadë betejash të pafundme, përmes stërkëmbëshave të panumërueshëm, një vend që negocion anëtarësimin në BE, që flitet mirë për të kudo dhe ku të gjithë duan të vijnë ta vizitojnë. Të gjithë duhet ta dinë mirë se kjo nuk është koha për të lozur me fatin e Shqipërisë, duke e djegur votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër, që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj, apo në mangallët e disa patiçkave të reja që të vetmen gjë të re kanë moshën e pronarëve të tyre,” tha Rama. 

Share This Article
Leave a Comment