Ngjarja në Tiranë/ Asim Gjoni baba i dy fëmijëve, u vra me thikë nga i ati në prani të familjarëve

1 Min Read

Nga hetimet e deritanishme thuhet se fillimisht konflikti ka qënë verbal, më pas situata ka agravuar në përdorimin e armëve të ftohta. Mësohet se i moshuari në dëshminë paraprake të dhënë në polici ka thënë se e ka goditur të birin pasi ky i fundit e kishte tallur, bullizuar dhe ngacmuar.

Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar në polici disa familjarë të fisit Gjoni, të cilët kanë deklaruar se nuk ka pasur konflikt mes babait dhe djalit më parë, dhe se përplasja mes tyre ka qënë momentale. Ndërkohë mësohet gjithashtu se në momentin e konfliktit babë e bir ishin të dehur.

Share This Article
Leave a Comment