Nga shpresë, u kthye në problem

2 Min Read

Mbyllja e rrugës është miratuar edhe nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, të cilët kanë dhënë pëlqimin edhe për supervizorin, ndërsa nuk japin asnjë sqarim se çdo të ndodhë me rrugën.

Sipas drejtorit të kantierit, Mariglen Beqiraj, punimet vazhdojnë në segmentin nga kilometri i 12të deri në kilometrin e 17të, ndërsa si datë rihapjeje jep fundin e prillit 2025.

Për banorët e Kaninës, ky Bypass për të cilin kishin shpresuar se do t’u përmitrësone jetën tashmë u është kthyer në problem të përhershëm. Ata ankohen se mbyllja e rrugës i ka penalizuar rëndë, pasi nuk mund të shkojnë në pronat e tyre dhe janë të detyruar të ndjekin rrugë alternative më të gjata. Ata shprehen se cilësia e punimeve lë për të dëshiruar dhe se po vuajnë pasojat e një premtimi të pambajtur.

“Ky projekt ka marrë që në fillim miratimin e tërë komunitetit. Por tani jemi në fazën e emergjencës sepse mungojnë shumë aksese, nuk ka hyrje dalje, nuk ka përfunduar. Unë jam i gatshëm t’ju shëtis, nuk ka asnjë shteg që ne të kalojmë në tokat bujqësore, kullota, ullishte etj”

“Ne nuk vemi dot në prona, dhe kjo na pengon shumë. Unë që jam në fund të fshatit duhet të vij këtej për t’u futur në pronë. Vetëm na ka penguar”

Planifikuan për të vajtur nga bregdeti, kthehesh prapë, harxhon karburantin. Policia duhet të njoftojë që filan rrugë është e bllokuar”

“Më duket e vështirë, pse nuk i mbarojë punët sa më shpejt. Ne s’kemi as tabela atje”, thanë disa prej banorëve për report tv.

Qytetarët mbeten skeptikë nëse kjo rrugë 29 km e gjatë, me pesë ura, dy nënkalime dhe 15 kryqëzime, dhe që deri më tani ka kapur vlerën e mbi 56 milionë eurove do të përfundojë më në fund, apo do të hyjë në listën e gjatë të projekteve të shtyra pafundësisht.

Share This Article
Leave a Comment