Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka arrestuar një ish këshilltar të lartë të Rezervës Federale nën dyshimet se i shiti Kinës sekrete shtetërore.
Departamenti i Drejtësisë njoftoi të premten ngritjen e aktpadisë dhe arrestimin e të dyshuarit Rogers, të njëjtën ditë që ai doli përpara një gjykate në kryeqytetin Uashington. Gjykatësi i ka hequr të drejtën e lirimit me kusht ndërsa të martën do të paraqitet në gjykatë.
I dyshuari, i cili ka një doktoratë në fushën ekonomike, ka punuar për Rezervën Federale nga viti 2010 deri në vitin 2021, sipas dokumenteve të gjykatës./VOA