“Më ka marrë peng Rama”, Meta flet me audio nga burgu në Konventën e PL

1 Min Read

Meta gjatë fjalës së tij tha se është marrë peng nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i SPAK, Altin Dumani, me qëllim që partia në pushtet të grabisë një mandate të katërt qeverisës.

Pa këtë investim të jashtëzakonshëm në arsim dhe kapitalin njerëzor, e kemi të pamundur për ta shndërruar Shqipërinë në fuqi eksportuese dhe për t’i mbajtur të rinjtë e të rejat në vendin tonë dhe garantuar vende pune me paga dinjitoze. Mbështetja e fuqishme për bujqësinë dhe ushqimin është prioriteti ynë, sepse është sektori më i diskriminuar. Që nga viti 2017 numri i gjedhëve dhe bagëtive është përgjysmuar në vend. Shqipëria eksporton vetëm 8 % të PBB. Ky është niveli më i ulët. Do ulim ndjeshëm çmimin e naftës në vend dhe do të mbështesim rritjen e prodhimit të saj. Tre janë fjalët finale dhe kyçe të programit tonë: Eksporte, eksporte dhe vetëm eksporte”, tha Meta.

Share This Article
Leave a Comment