Babai vrau me thikë të birin pasi tallej me të, publikohen pamjet nga vendngjarja tek “Kodra e Priftit”

1 Min Read

Mediat kanë publikuar video nga vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë në Tiranë tek “Kodra e Prifti”, ku 74-vjeçari Hekuran Gjoni vrau me thikë të birin, Asim Gjoni.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta të policisë teksa autori është shoqëruar në komisariat.

Mësohet se ngjarja ndodhi në banesën e familjes Gjoni.

Shkaku i vrasjes ishte se i biri e tallte të atin e tij. Ky i fundit pas ngacmimeve e ka vrarë të birin me thikë. Në polici i moshuari ka pranuar se ka vrarë të birin, ndërsa dyshohet se në momentin e vrasjes të dy kanë qenë të dehur.

Share This Article
Leave a Comment