Akuzat e Arben Ahmetajt/ Rama: Ata do tu thonë se unë dhe ne jemi çetë hajdutësh, por reformën në drejtësi e bëmë ne

2 Min Read

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot akuzat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga arratia drejtues qeverisë dhe vetë Ramës. Rama duke reaguar për herë të parë ka deklaruar se ka qenë Partia Socialiste që e ka bërë reformën në drejtësi.

Rama ka deklaruar se ata që i quajnë çetë hajdutësh, deri dje kanë qenë në një karrige me ata dhe sot janë në duart e drejtësisë. Më tej, Rama ka theksuar se vendi ynë ka shansin historik që të ndërtojë një shtet të së drejtës me çdo kosto e çdo çmim. 

“Ata do tu thonë se unë dhe ne jemi çetë hajdutësh, se ja ky dhe ai, që ishin deri dje me ne, deri në një karrige më tutje nga unë janë sot në duart e drejtësisë apo në kërkim por do tu thoni vetes dhe të tjerëve se po të mos ishin ne socialistët për t’i dhënë pavarësisë drejtësisë nuk do të kishte asnjë njeri me pushtet politik përpara drejtësisë siç nuk pati kurrë më parë që nga 1912 deri kur bëmë reformën në drejtësi. Reformën në drejtësi e bëmë siç e thamë, jo për të luftuar kundërshtarët nëpërmjet drejtësisë por për të dhënë për herë të parë në histori shqiptarëve shansin real të ndërtimit të një shteti shqiptar të së drejtës. Ky popull se ka pasur kurrë një shtet të së drejtës. Pikërisht se ky vend ka këtë parti, PS, ka sot edhe shansin historik të ndërtojë një shtet të së drejtës me çdo dhimbje, kosto dhe çmim. Por me vendosshmërinë e arritjes së atij suksesi që do të mbetet në histori jo vetëm duke ëndërruar, as duke luftuar për të, as duke vrapuar drejt tij por duke u ringritur sa herë që stërkëmbëshat kërkojnë të na kthejnë pas”, u shpreh Rama.

Share This Article
Leave a Comment