‘Trokitën’ në derën e Çelës, zyrtari i PD ‘zbërthen’ detaje nga takimi me kryeprokurorin: Krimet zgjedhore duhet të..

2 Min Read

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka rrëfyer në ‘një studio televizive detaje nga takimi i sotëm që sëbashku me nënkryetarin e PD, Oerd Bylykbashin, zhvilluan me kryeprokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela dhe zyrtarë të tjerë të kësaj Prokurorie.

Kaso tha se arsyeja e këtij takimi ka qenë me qëllim që të diskutonin për marrjen e masave nga ana e Prokurorive të rretheve, për krimet zgjedhore.

Kjo pasi sipas Kasos, vetëm një pjesë e vogël e krimeve zgjedhore hetohen nga SPAK, ndërsa pjesa më e madhe, hetohen nga prokuroritë e rretheve dhe sipas tij, ato duhet të japin një mesazh të qartë për të gjithë qytetarët, se krimet zgjedhore do të dënohen.

“Sot bashkë me Bylykbashin kemi zhvilluar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm dhe zyrtarë të lartë të Prokurorisë së Përgjithshme, me qëllim diskutimin e asaj që është një emergjencë në raport me procesin zgjedhor që po afrohet, që është jo vetëm pandëshkueshmëria që ka karakterizuar proceset e fundit zgjedhore, por dhënia e sinjaleve të qënësishme nga agjencitë ligjzbatuese, nga Prokuroria në veçanti, që krimi zgjedhor nuk do të ngelet pa u përballur me ligjin, nuk do të ngelet pa u përballur me ligjin, pa u ndëshkuar.

Fokusi kryesor në diskursin publik ka qenë SPAK, SPAK i bën të gjitha, SPAK do të merret me korrupsionin e politikanëve, por edhe me krimin zgjedhor. Sigurisht një pjesë e krimeve, ato më të rëndat e procesit zgjedhor, bien nën fushën e veprimtarisë së SPAK siç është shitblerja e votës dhe krimet zgjedhore që kryhen nga zyrtarë të lartë.

Share This Article
Leave a Comment