Sipas mediave të huaja, do ketë një proces që vendet që do tarifohen të kërkojnë përjashtime specifike për importe të caktuara, thotë Reuters.
Situata e tarifave mbeti pezull të premten dhe asnjë vendim nuk është përfundimtar derisa Trump të bëjë një njoftim publik.
Burimet thanë për Reuters se nuk kishin detaje mbi një tarifë përfundimtare, por vunë në dukje se Trump ka thënë vazhdimisht se ai planifikon të vendosë një tarifë prej 25% për importet nga të dyja vendet.
Një zyrtar i administratës tha se Trump po rishikonte planet tarifore, të cilat mund të lejojnë disa përjashtime. Megjithatë, përjashtimet do të ishin të pakta.