Sherri mes vëllezërve binjakë agravoi me përdorimin e armëve, zbardhet plagosja e 15-vjeçarit në Fushë-Mëzez, në kërkim xhaxhai i të miturit

3 Min Read

TIRANË- Një 29-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pas plagosjes së një 15-vjeçari të regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fushë-Mëzez. I arrestuari është Florant Pëllumbi. Mësohet se vëllai binjak i të arrestuarit, Nazmi Pëllumbi është shpallur në kërkim. Policia bën me dije se i mituri i plagos pas një konflikti të xhaxhallarëve të tij binjakë.

Pas një konflikti mes vëllezërve, Nazmiu ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt vëllait të tij. Plumbat kanë kapur aksidentalisht të mitur duke e plagosur 3 herë. 29-vjeçari, Florant Pëllumbi u vendos në pranga pasi në banesë iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Njoftimi:

Tiranë/ Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri një 15-vjeçar. Shpallet në kërkim një 29-vjeçar (xhaxhai i 15-vjeçarit), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë binjak, ka qëlluar me zjarri drejt tij dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht 15-vjeçari (nipi i tyre). Arrestohet binjaku i 29-vjeçarit, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bënë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, në Fushë-Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri 15-vjeçar. Në vijim të veprimeve për këtë rast:

u shpall në kërkim shtetasi N. P., 29 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; 

-u arrestua shtetasi F. P., 29 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi N. P. gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, shtetasin F. P., në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Share This Article
Leave a Comment