Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 33vjeçari!  

0 Min Read

Policia ka vendosur në pranga një 33vjeçar në Kamëz, pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet. 

Raportohet se gjatë kontrollit në automjet, në bagazh iu gjet pistoleta dhe një sasi fishekësh brenda një çante sportive. 

I riu me iniciale M. M., banues në Kamëz, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 

Share This Article
Leave a Comment