Kina po ndërton një seli gjigante ushtarake, 10 herë më e madhe se Pentagoni

2 Min Read

Kina thuhet se po ndërton një qendër ushtarake 10 herë më e madhe se Pentagoni amerikan, kështu të paktën pretendon “Financial Times” duke cituar një zyrtar të inteligjencës amerikane. Sipas pamjeve satelitore të marra nga FT, qendra administrative në fjalë po ndërtohet në një sipërfaqe prej 1500 hektarësh dhe është planifikuar të përfshijë edhe bunkerë për të mbrojtur udhëheqjen ushtarake në rast lufte, qoftë edhe bërthamore.

Financial Times: Kina po ndërton një seli gjigante ushtarake, 10

Pamjet satelitore

Bazuar në një vlerësim të imazheve satelitore të marra nga FT, ndërtimi filloi në mesin e vitit 2024. Tre persona të njohur me projektin thanë se disa analistë të inteligjencës e kishin quajtur “Qyteti Ushtarak i Pekinit”. Ndërtimi vjen ndërsa Ushtria Çlirimtare Popullore zhvillon armë dhe projekte të reja.

Financial Times: Kina po ndërton një seli gjigante ushtarake, 10

Qasja në pjesën e pasme të projektit është bllokuar nga një pikë kontrolli. Një roje tha se njerëzit e thjeshtë nuk mund të futen në zonën ku po ndërtohet dhe as në pikat turistike pranë vendit ku do të ngrihet godina. Për të përforcuar dyshimet foli edhe një studiues kinez, i cili pasi pa imazhet tha se ishin shenjat dalluese të një objekti ushtarak, pasi kishte beton të përforcuar dhe tunele të thella nëntokësore.

Ndërtimi i vendit vjen në mes të një rizhvillimi shumëvjeçar të periferisë perëndimore të Pekinit. Gjithmonë ka pasur spekulime në internet në Kinë se pse shtëpitë në zonën e Qinglonghu po rrafshoheshin, por mesa duket plani ka qenë më i madh sesa për një qendër tregtare.

Share This Article
Leave a Comment