Në një intervistë televizive, Belind Këlliçi ka diskutuar edhe për heqjen e nongratës së kreut të PD Sali Berishës.
Ai theksoi se Partia Demokratike aktualisht po pret lajme shumë të mira nga Partia Republikane në SHBA, ndërsa theksoi se administrata e re do të heqë ‘nongratën’ e kreut të PD “pa diskutim”.
Këlliçi shtoi se opozita do të jetë më e fortë, dhe së bashku me qytetarët do fitojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Ne aktualisht po presim shumë lajme të mira nga Partia Republikane në SHBA për heqjen e nongratës së kreut të PD. Opozita do të jetë më e fortë, dhe së bashku me qytetarët do fitojmë bindshëm në zgjedhjet parlamentare në 11 maj” përfundoi ai
The post Këlliçi: ‘Non grata’ e Berishës do të hiqet pa diskutim! appeared first on GIJOTINA.