Fytyra e alienit shfaqet në Antarktidë

1 Min Read

Një punonjës i “Google Earth” pretendon se ka gjetur një figurë që përngjan me fytyrën e një alieni në mes të dëborës në rajonin e ngrirë të Antarktidës.

Një imazh satelitor i shpërndarë në faqen Reddit javën e kaluar ka ngjallur debate të shumta pasi ai duket si një fytyrë me sy gjysmë të mbyllur, hundë dhe gojë të derdhur në borën e bardhë.

Figura misterioze mund të gjendet në Google Maps kur kërkoni koordinatat 72°00’36.0″S 168°34’40.0″E.

Ndërsa përdoruesi që postoi imazhin pretendoi se shihte një ‘fytyrë aliene’ në dëborë, disa përdorues të mediave sociale shpejtuan ta krahasonin fytyrën me Megatron, një personazh i njohur në filmat me robotë.

Sipas NASAs , ky është një fenomen psikologjik që i bën njerëzit të shohin fytyra në objekte të rastësishme ku ato nuk ekzistojnë, si në re, formacione shkëmbore etj.

The post Fytyra e alienit shfaqet në Antarktidë appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment