Shqiptari kapet me kokainë dhe 1 mijë paund në Londër, paratë shkojnë për bamirësi

1 Min Read

Një 24-vjeçar shqiptar i identifikuar si Asmirald Abazi është dënuar me 30 muaj burgim nga drejtlsia britanike në Londër pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Sipas mediave vendase Abazi ishte ndaluar në 28-shtator të vitit 2023 në rrugën “High Street”, Aldershot, teksa ishte duke udhëtuar me një mjet tip “Skoda” brenda të cilit janë gjetur sasi të konsiderueshme kokaine e dyshuar të klasit A si dhe 1000 paund para cash.

Abazi u arrestua dhe u lirua me kusht, ndërsa oficerët kanë kryer një sërë hetimesh.

Në përfundim të hetimeve, Asmirald Abazi u deklarua fajtor dhe u dënua me 30 muaj burg nga Gjykata e Winchester Crown. Gjithashtu, gjykata ka vendosur ndaj tij një urdhër konfiskimi për 1000 paund të cilat do të dërgohen për bamirësi, si dhe shkatërrimin e drogës, mjeteve dhe një telefoni celular.

 “Ne e dimë se furnizimi me drogë shkakton dëm dhe mjerim për komunitetet tona. Oficerët tanë janë të vendosur të vazhdojnë ndjekjen e pamëshirshme të kriminelëve për të reduktuar ndikimin negativ që ata kanë në komunitetin lokal, duke e bërë atë të sigurt për të gjithë”, tha zyrtari i sektorit të Krimit.

Share This Article
Leave a Comment