TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca paraprake në ngarkim të të pandehurve për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizan. Në këtë seancë, kreu i PD-së Sali Berisha dhe dhëndri i tij nuk janë të pranishëm, ndërsa avokatët e të pandehurve do të japin argumentet e tyre mbrojtëse.
Avokati i Malltezit do të paraqesë i pari argumentet e tij, dhe do të vijohet me mbrojtjen e Fatmir Bektashit, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina. Po ashtu argumentet mbrotjëse do të lexohen edhe nga avokatët e dy shoqërive “Homeplan shpk” dhe “Kontakt shpk”.
Lidhur me çështjen, Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Fatmir Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohet për “Pastrim Parash”.