Xheneta Fetahu, ish-banore e Big Brother VIP Kosova, ka reaguar për herë të parë pas daljes nga reality- show.
Përmes rrjetit të saj social, Instagram, Xheneta ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, por ka rrëfyer se ka nevojë për pak kohë për t’u përballur me gjithçka që ka ndodhur.
“Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që më mbështetën gjatë gjithë kohës në Big Brother Kosova. E veçoj familjen time, shoqërinë time besnike dhe çdo individ që ka shprehur dashuri dhe kujdes për mua. Përkrahja juaj ka qenë një burim force dhe motivimi për të vazhduar.
Dua gjithashtu të kërkoj ndjesë që ende nuk kam qenë e gatshme për intervista. Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie qe më ndryshoi jetën. Të kuptoni që kjo periudhë është e rëndësishme për mua. Për gazetarët, një apel për kujdes më të madh në përdorimin e fjalëve, sepse loja ka përfunduar dhe tani jam në jetën reale. Ju lutem, respektoni kufijtë dhe ruani integritetin e familjes sime, aman bile për ata të keni pak mëshirë kur e nxerni mllefin qe keni brenda.
Faleminderit të gjithëve për mbështetje, mirëkuptim dhe dashuri! Tregoni edhe pak durim”, ka shkruar ish- banorja.