Vritet 38vjeçari që dogji Kuranin në Suedi

1 Min Read

Viktima u qëllua për vdekje në banesën e tij në Sodertalje, njoftoi televizioni shtetëror suedez SVT. Në lidhje me hetimin e vrasjes janë arrestuar pesë persona.

Vrasja ndodhi të mërkurën në mbrëmje, kur policia u njoftua për të shtëna me armë zjarri në një shtëpi në lagjen Hovsjö. Brenda banesës efektivët gjetën Momikën të plagosur me armë zjarri. Ai u transportua në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Salëan Momika organizoi disa djegie të librit të shenjtë të Islamit në Suedi në vitin 2023, duke nxitur polemika kombëtare dhe duke ngritur zemërim në disa kombe myslimane dhe protestat që pasuan ndihmuan në nxitjen e tensioneve mbi emigracionin nga Lindja e Mesme dhe vendet kryesisht myslimane.

Share This Article
Leave a Comment