Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, në Rrugën e Dibrës, është goditur dyshohet me mjet prerës shtetasi G. K., i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar menjëherë zonën ku ndodhi ngjarja dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.
Grupi hetimor është në terren dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që nuk ka ende informacion të detajuar në lidhje me motivet e sulmit. Autoritetet janë duke u përpjekur për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të siguruar të dhëna të tjera përkatëse.