Roma në Play Off të Europa League, United e Tottenham nuk falin, eliminohet Besiktasi

1 Min Read

Përfundon faza e ligës në Europa League. Roma triumfoi 2-0 ndaj Frankfurt, duke siguruar një vend për në Play Off.  Golat u realizuan nga Angelino dhe Shomurodov.  

Në top-8 shkon Tottenham, pas suksesit 3-0 ndaj Elfsborg.  Takimi mes Bragës dhe Lazios në Portugali përfundoi 2-0 por asnjë problem për lacialët, që e mbyllin në krye. Man.United e sheh veten në vendin e 3-të, pasi mundi 0-2 FCSB. 

U kualifikuan direkt edhe skuadra si Bilbao, Frankfurt, Lyon dhe Olympiacos. Buzëqesh edhe Rangers, që pozicionohet në vendin e tetë. Bajrami me shokë fituan 2-1 ndaj Royale Union.

Nga ana tjetër Besiktasi i Ernest Muçit është eliminuar pas disfatës 1-0 në trasnfertë ndaj Twentes. Sulmuesi shqiptar ishte titullar ndërsa u zëvendësua në minutën e 71-të pa arritur të lërë shenjë.

8 skuadrat e kualifikuara:

Skuadrat që siguruan Playoffin:

Share This Article
Leave a Comment