Presioni nga politika, Këshilli Drejtues i RTSH-së kthen në garë të s’kualifikuarit për drejtor

1 Min Read

Tre ditë pasi s’kualifikoi nga gara tetë nga 10 kandidatët për drejtor, Këshilli Drejtues i RTSH-së ka anuluar vendimin e marrë.

Vendimi është anuluar pas thirrjeve nga Komisioni Parlamentar i medias, të cilët kërcënuan se do të shkrimin  këshillin e RTSH-së nëse nuk anulonin garën për drejtuesin e ri.

Në një mbledhje urgjente te zhvilluar sot nën drejtimin e nënkryetarit Gëzim Podgorica, me nëntë vota pro është vendosur që gara të rikthehet nga fillimi dhe të tetë kandidatët e lënë jashtë, të bëhen sërish pjesë e garës.

Vendimmarrja e pak ditëve më parë ku përmes një votimi të paligjshëm, shumica e kandidatëve, mes tyre edhe emra të njohur të gazetarisë si Eni Vasili, u lanë jashtë garës, u kritikua ashpër nga Kuvendi ku në një gjuhë te përbashkët PD dhe PS paralajmëruan masa drastike për Këshillin Drejtues nëse nuk do ta rikthente garën në televizionin publik.

I ndodhur në këtë situatë Këshilli me vendimmarrjen e fundit e ka rikthyer procesin në pikën fillestare ku përveç dy nëpunësve të TVSH-së që kishin mbetur në garë, do t’i shtohen edhe 8 të skualifikuarit.

Share This Article
Leave a Comment