Plagosja e 15 vjeçarit në Tiranë, i mituri shkoi në shtëpi pasi u qëllua me armë, i ati e dërgoi në spital

1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një 15vjeçar është paraqitur në spitalin e Traumës i plagosur me armë zjarri.

Policia ende nuk ka përcaktuar vendndodhjen e saktë të incidentit, pasi i mituri ka mbërritur fillimisht në shtëpi i plagosur dhe më pas është dërguar në spital nga babai i tij.

Hetimi po bëhet edhe më i vështirë, pasi 15vjeçari ka refuzuar të japë detaje mbi rrethanat e plagosjes. Grupet hetimore po punojnë për të mbledhur prova dhe për të identifikuar dëshmitarë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

The post Plagosja e 15vjeçarit në Tiranë, i mituri shkoi në shtëpi pasi u qëllua me armë, i ati e dërgoi në spital appeared first on | Lajme.

Share This Article
Leave a Comment