Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari në Tiranë, policia: Rrethana ende të paqarta

1 Min Read

TIRANA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në në Fushë-Mëzez në Tiranë ku një 15-vjeçar dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta. Mësohet se i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu bëhet me dije se shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Share This Article
Leave a Comment