Pas akuzave, Rihanna mbështet reperin në gjyq

2 Min Read

Rihanna mbështeti të dashurin e saj, A$AP Rocky, në gjyqin e tij penal në Los Anxhelos të mërkurën.

Këngëtarja e “Diamonds”, arriti të shmangte paparacët jashtë gjykatës në qendër të qytetit, pasi reperi mbërriti i vetëm, raportoi TMZ.

Rihanna veshi një pallto të zezë dhe u ul në rreshtin e parë të sallës së gjyqit mes nënës dhe motrës së Rocky, gjë që tërhoqi vëmendjen e jurisë, sipas medias.

Paraqitja e artistes sinjalizoi se po mbështet  Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, gjatë betejës së tij ligjore. Çifti ka dy djem: RZA, 2 vjeç dhe Riot, 1.

Rocky u arrestua në LAX në vitin 2022 pasi dyshohet se kishte qëlluar ish-mikun e tij A$AP Relli gjatë një mosmarrëveshjeje  të vitit 2021 në Hollywood.

Performuesi i “L$D” dhe themeluesj d Fenty Beauty, e cila në atë kohë ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë, sapo kishin zbritur në aeroport nga një udhëtim në Barbados, kur ai u arrestua për dy akuza të rënda për sulm me armë zjarri.

Përzgjedhja e jurisë në gjyqin e Rocky-t filloi më 21 janar. Avokati i tij, Joe Tacopina, ka pohuar se pretendimet e Relli janë të pabaza dhe një justifikim për të zhvatur klientin e tij të famshëm.

Artisti i “F**kin’ Problems” përballet me një maksimum prej 24 vitesh burg nëse shpallet fajtor pasi ka refuzuar një ofertë përfundimtare për pranimin e fajësisë në fillim të këtij muaji.

Rocky-t iu ofrua të pranohej fajtor për një nga dy akuzat e tij të krimit, për të cilat ai mund të përballet me një dënim me kusht prej shtatë vjetësh, tre vjet me kusht dhe gjashtë muaj burg, por ai zgjodhi të refuzojë marrëveshjen.

 

Share This Article
Leave a Comment