Jemi institucion i pavarur, mbështetemi te buxheti i shtetit

4 Min Read

Prokuroria e Posaçme ka komentuar vendimin e administratës Trump për të ndërprerë fondet për Shqipërinë, përfshi këtu dhe grantet për sistemin e drejtësisë në vend.

Në një reagim për A2 CNN, SPAK thotë se ditën e djeshme janë informuar për këtë urdhër dhe shton se ata janë një institucion i pavarur, i cili mbështetet nga buxheti i shtetit.

Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare. SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ligji 115 i vitit 2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” parashikon edhe buxhetin e miratuar për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”, tha SPAK.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërprerë të gjitha ndihmat për Shqipërinë për një periudhë 90 ditore, pas Urdhrit Ekzekutiv të Donald Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja.

Fondet amerikane do të jenë të ndërprera deri në një vendim të dytë, pasi administrata e Trump të ketë vlerësuar efikasitetin dhe “përputhshmërinë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

Fondet ndërpriten deri ne një vendim të dytë për institucionet:

  • Ministria e Financave, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare
  • Ministria e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes së Policisë dhe Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
  • Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
  • Ministria e Drejtësisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve
  • Ministria e Mbrojtjes
  • Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
  • Ministria e Arsimit dhe Sportit
  • Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
  • Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
  • Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët
  • Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor
  • Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
  • Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX)
  • Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit
  • Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
  • Parlamenti, duke përfshirë komisionet e tij
  • Këshilli i Lartë Gjyqësor
  • Këshilli i Lartë i Prokurorisë
  • Gjykata Kushtetuese
  • Gjykata e Lartë
  • Të gjitha gjykatat, përfshirë gjykatat e apelit, gjykatat administrative të apelit dhe gjykatat e shkallës së parë
  • Struktura e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit
  • Gjykata e Shkallës së Parë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
  • Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
  • Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm
  • Inspektori i Lartë i Drejtësisë
  • Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Dhoma e Posaçme e Apelimit
  • Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK)
  • Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI)
  • Ministria e Shtetit dhe Zyra e Kryenegociatorit
  • Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)
  • Të gjitha pushtetet komunale
Share This Article
Leave a Comment