Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së zhvilloi mbledhjen e parë të vitit 2025, ku u morën disa vendime të rëndësishme. U miratuan disa projekte infrastrukturore dhe u ndryshuan datat e përfundimit të “Abissnet Superiore”, Kupës së Shqipërisë dhe fazës “Final 4”.
Kampionati “Abissnet Superiore” do të përfundojë më 27 prill 2025. Faza “Final Four” do të zhvillohet nga 4 deri më 12 maj 2025, ndërsa finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më 1 maj 2025.
Në kuadër të organizimit të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” u vendos rinovimi i disa terreneve sportive, ku do të kryhen punime të thelluara në “Selman Stërmasi”, kompleksin “Skënder Halili”, “Tofik Jashari” dhe “Roza Haxhiu”. Po në kuadër të organizimit të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, u mor vendimi për punime të pjesshme në “Niko Dovana”, “Tropikal Sol”, “Luzi” dhe “Egnatia Arena”.
Lexo më tej: FSHF përcakton janarin e futbollit: ja kur luhet në Superiore dhe Kategorinë e Parë
Gjithashtu, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi të investojë në stadiumin e Vorës, për ndërtimin e tribunën kryesore sipas standardeve të UEFA-s. Diskutimet u përqendruan edhe në çështje administrative, përgatitjet për grumbullimet e ekipit Kombëtar për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, si dhe buxhetin për futbollin amator për periudhën 2025-2026.
✍🏻 Komiteti Ekzekutiv zhvilloi mbledhjen e parë të vitit 2025, ku u morën disa vendime të rëndësishme për infrastrukturën, si dhe u ndryshuan datat e përfundimit të “Abissnet Superiore”, Kupës së Shqipërisë dhe “Final 4”.
ℹ️ Më tepër, në 𝐟𝐬𝐡𝐟.𝐨𝐫𝐠https://t.co/7Nz18h4vsw
— FSHF (@FSHForg) January 30, 2025