E rëndë/ 16vjeçarja lind foshnjën në banesë dhe e fsheh trupin e pajetë në një kovë

1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku trupi i pajetë i një foshnje është gjetur në ballkonin e një shtëpie, në një pallat Aler, një kompleks banesash publike, në Sesto San Giovanni në Milano.

Trupi i pajetë është gjetur i mbështjellë me peshqir dhe i futur në një kovë, nga bluzat e bardha të urgjencës, të cilët ndërhynë pas një denoncimi nga fqinjët që dëgjuan thirrjet e vajzës për ndihmë. Sipas asaj që mësohet, e reja ndodhej në shtëpi me nënën e saj dhe ishte vajza që tregoi se ku ndodhej trupi. Bluzat e bardha tentuan ta risillnin foshnjën në jetë, por pa sukses.

Një fqinj tha: “Nuk e kuptova se ishte shtatzënë. Pashë nënën dhe vajzën të hipën në ambulancë dhe pashë policinë”.

Share This Article
Leave a Comment