Atentati ndaj Davellës dhe Hysës, “Arrest në burg” të dyshuarve: Nuk kemi gisht, do flasim kur të njihemi me provat

1 Min Read

Kanë dalë sot para Gjykatës në Greqi, dy të dyshuarit për atentatin e 15 dhjetorit në Thrakomakedones të Athinës, ku mbeti i vrarë 47vjecari Irakli Davella dhe të plagosur 46vjecari Edi Lulo alias Etmond Hysa si dhe një shqiptar tjetër.

Dy të dyshuarit Jenis Tulja, 44 vjec dhe Mirjan Guveli, 45 vjec, mohuan përfshirjen e tyre në ngjarjen e rëndë. Ata refuzuan të jepnin deklarime para trupit gjykues duke u shprehur se kërkonin të njiheshin fillimisht me provat, vecanërisht ato audiovizive, të cilën sic përmendën avokatët mbrojtës, ende nuk e kanë marrë.

Konkretisht, në deklaratën e tyre me shkrim, avokatët mbrojtës të dy të pandehurve, Manolis Anastasakis dhe Spyridon Dionysiotis, shprehen: “Klientët tanë mohuan akuzat dhe më pas ushtruan të drejtën e tyre për të heshtur, sepse nuk na u vu në dispozicion materiali shkresor i gjithë hetimeve paraprake dhe konkretisht i gjithë materialin audiovizual që është edhe mjeti dominues i provës. Ne rezervojmë të drejtën për një seancë shtesë kur dhe nëse marrim vesh këto detaje.”

Ky1
Ky2
Greqi11

The post Atentati ndaj Davellës dhe Hysës, “Arrest në burg” të dyshuarve: Nuk kemi gisht, do flasim kur të njihemi me provat appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment