Gjatë konferencës, Trump ka spekuluar mbi shkakun e rrëzimit të avionit, duke theksuar se ai “bëri gjithçka si duhet”, por një helikopter ndodhej “në të njëjtën lartësi dhe në një kënd jashtëzakonisht të keq”. Ai ka deklaruar se helikopteri “kishte mundësi të ndalonte, të ngjitej ose të ulej”, por veprimet e tij nuk ishin në përputhje me udhëzimet.