Vuçiç paralajmëron zgjedhje të reja, protestuesit: Nuk ndalemi!

1 Min Read

Pas dorëheqjes së kryeministrit serb Millosh Vuçeviç, mes protestave masive antikorrupsion, presidenti Aleksandër Vuçiç foli për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në muajin prill. Gjatë një fjalimi televiziv mbrëmjen e së martës, Vuçiç tha se partia e tij do të merrte 10 ditë kohë për të vendosur nëse do të krijohej një qeveri e re pas konsultimeve me të gjitha palët apo nëse do të shkonin në zgjedhje. Sipas tij, mundësia e krijimit të një qeverie të përkohshme tranzicioni, nuk është në tryezë… Deklarata shënon një kthesë të rëndësishme për Vuçiçin, partia e të cilit fitoi lehtësisht zgjedhjet e parakohshme në vitin 2023, por që kohet e fundit, ka qenë nën presion të vazhdueshëm.

Kryeministri Vuçeviç u bë zyrtari më I lartë që u dorëhoq pas zemërimit publik që shpërtheu si pasojë e shembjes së një strehe betoni në një stacion hekurudhor në Novi Sad, ku vdiqën 15 persona. Stacioni i ishte nënshtruar rinovimeve 2 herë dhe qytetarët bëjnë fajtor korrupsionin e përhapur në qeveri.

Ato që fillimisht nisën si grumbullime të vogla janë përhapur në të gjithë vendin, teksa me mijëra studentë, mësues e punonjës të tjerë kanë dalë sistematikisht në rrugë.

Share This Article
Leave a Comment