U harxhuan miliona për rikonstruksion, shtëpisë muze të Fishtës i del pronari…

2 Min Read

“Gjurmë Fishtiane” parashikonte të lidhte në një itinerar shtëpinë e lindjes së Fishtës dhe atë ku jetoi, do kalonte buzë liqenit në livadhet fishtiane.

Projekti i prezantuar me pompozitet, dëshmon keqpërdorimin e një fondi prej 93 mln lekësh, me financues Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Ndërhyrja shkatërroi përgjithmonë një trashëgimi të ruajtur edhe në kohët më të errëta të monizmit.

Kjo është shtëpia ku ka jetuar Gjergj Fishta, e cila u rikonstruktua në vitin 2020. Rikonstruksioni kushtoi 5.7 mln lekë. Por, shtëpia muze qëndroi hapur vetëm disa ditë. Ajo mbylli dyert pasi Ministria e Kulturës që është administratorja e saj, nuk gjeti gjuhën e përbashkët me pronarët e shtëpisë. Është e paqartë se si qeveria investoi miliona lekë pa zgjidhur më parë çështjen e pronësisë.

Ministritë shpeshherë janë institucione që dikush i rrëmben, një dorë që nuk shihet dhe i kontrollon, i menaxhon dhe abuzon me to’.

E projektuar nga drejtoria e Trashëgimisë Kulturore të Shkodrës dhe dy kompani private, ndërhyrja që ka kushtuar 93 mln lekë ngjan më tepër me një kabinë elektrike se sa me shtëpinë origjinale të Fishtës. Probleme ka edhe materialin e përdorur për ndërtimin e saj, pasi është veshur me pllaka guri dhe nuk është përdorur guri tradicional i zonës.

Më absurdja është se rrënojat e vjetra të kësaj shtëpie, që kanë ardhur që nga vitet 1870 u zhdukën përfundimisht në vitin 2023 kur në vend të tyre u ndërtua kjo rezidencë luksoze për artistët.

Gjithë ajo ide e bukur përfundoi me një ndërtim që është jashtë çdo mendjeje, me beton të shëmtuar dhe të veshur me pllaka. Qoftë si ide, qoftë si ndërtim aty është një rrënim. Aty është rrënuar natyra, nuk është funksionale sepse nuk shkon njeri me mbajt takime në një vend të tillë’ u shpreh Dom Nikë Ukgjinaj./T.Ch

Share This Article
Leave a Comment